Ligji për shëndetësinë, Obama: Çon para te të pasurit

Ligji për shëndetësinë, Obama: Çon para te të pasurit

04:57, 24/06/2017
A+ Aa A-

Barack Obama kritikoi ashpër planin për shëndetësinë që u publikua të enjten nga republikanët në Senat, duke e cilësuar atë si një transfertë masive parash te të pasurit, në kurriz të amerikanëve të varfër dhe të shtresës së mesme.

Në një postim në “Facebook”, pasi propozimi u bë publik, ish-presidenti amerikan bëri disa nga komentet më të forta që kur la detyrën, për të mbrojtur atë që cilësohet si arritja e tij më e madhe në dy mandate.

“Projektligji i Senatit nuk është një ligj për shëndetësinë. Fare thjesht, nëse ka një mundësi që të sëmuresh, plakesh apo krijosh një familje, ky ligj të dëmton”, shkruan Obama, duke theksuar se propozimi parashikon ulje taksash për fituesit e mëdhenj, si kompanitë e ilaçeve dhe sigurimeve, ndërsa heq sigurimin për sëmundje të mëparshme, shtatzëninë dhe shëndetin mendor.

Obama theksoi se ndryshimet estetike nuk e eliminojnë dot keqdashjen e ligjit, ndërsa u kërkoi republikanët që të mos nxiten nga përmbushja e një premtimi të fushatës, por të mendojnë për miliona amerikanë që do të humbasin sigurimet shëndetësore.

Sipas medieve vendase, zyra e Buxhetit të Senatit pritet të shqyrtojë javën e ardhshme këtë ligj, i cili është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe do të lërë 23 milionë amerikanë pa sigurime shëndetësore gjatë 10 viteve të ardhshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco