A është rrëzimi i Assadit prioritet? Flet Emmanuel Macron

A është rrëzimi i Assadit prioritet? Flet Emmanuel Macron

12:07, 22/06/2017
A+ Aa A-

 Largimi nga pushteti i presidentit sirian, Bachar al-Assad nuk është më prioritet për Francën, objektivi kryesor i së cilës është të luftojë kundër grupeve terroriste në Siri, konfirmoi presidenti francez, Emmanuel Macron në një intervistë të publikuar sot në tetë gazeta evropiane.

“Nuk jam shprehur se largimi i Bachar al-Assad ishte një parakusht për të gjithë. Sepse askush nuk më ka paraqitur një pasardhës legjitim!”, theksoi presidenti francez duke zyrtarizuar për herë të parë këtë linjë për Sirinë.

Parisi ka qenë në linjën e parë që ka kërkuar largimin e Assadit.

Edhe pse kjo doktrinë ishte zbutur pas atentateve që përgjakën Francën që prej vitit 2015 , formula zyrtare ka qenë që presidenti sirian nuk mund të përfaqësonte të ardhmen e një vendi të shkatërruar nga gjashtë vite konflikt me një bilanc të rëndë prej më shumë se 320 000 të vdekurish dhe miliona refugjatë.

“Përsa i përket kësaj çështjeje, bindja ime e thellë është që duhet një plan diplomatik dhe politik”, deklaroi presidenti francez, i cili nuk përmendi OKB-në, një rezolutë e të cilës, miratuar në vitin 2015, shërbente deri tani si referim për zgjidhjen e konfliktit./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku22/06/2017 22:39

Europa, kjo kurva e motit, Franca karakurva. Po përse e filluat atë luftë që shkaktoi 320 mijë viktima dhe miljona refugjatë? Franca me gjithë Obamën nobel për qëllimet paqësore. Po ç'bëre me Ollgë? Një vrimë në ujë. Plus 330 mijë viktima,... deri tani.

d22/06/2017 12:42

Kjo levizje e polities se jashtme te Frances me Makronin, eshte nje tregues se ky vend do te vazhdoje politiken pro ruse te qeverive te majta.

Shto koment

Denonco