Bashkohen SHBA-ja dhe Kina: Të rrisim presionin ndaj Koresë së Veriut

Bashkohen SHBA-ja dhe Kina: Të rrisim presionin ndaj Koresë së Veriut

08:51, 22/06/2017
A+ Aa A-

SHBA-ja dhe Kina u bashkuan sot në kryeqytetin amerikan, ndërkohë që Uashingtoni kërkon të shohë Pekinin të rrisë presionin ndaj Koresë së Veriut, që ajo të ndërpresë përpjekjet balistike dhe bërthamore.

Shefi i diplomacisë kineze Yang Jiechi dhe shefi i shtabit të përgjithshëm i Ushtrisë Popullore Çlirimtare (APL) Fang Fenghui u takuan sot në Departamentin amerikan të Shtetit me sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson dhe shefin e Pentagonit Jim Mattis.

Uashingtoni duket tashmë i zhgënjyer nga përpjekjet kineze për të ushtruar presion ndaj Koresë së Veriut, ndërkohë që Pekini shfaq besim nga ana e tij.

Në një mesazh në rrjetin social Twitter, presidenti amerikan, Donald trump duket se vlerëson veprimin e Kinës.

“Vlerësoj shumë përpjekjet e presidentit kinez, Xi Jinping dhe Kinën për ndihmën në lidhje me Korenë e Veriut, por ato nuk kanë funksionuar. Të paktën Kina e ka provuar!”, shkruan presidenti i SHBA-së.

Kina ka reaguar menjëherë, Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi sot se pëpjekjet kanë qenë të mëdha për t’i bërë ballë krizës me Korenë e Veriut.

“Kina po punon fort për të zgjidhur çështjen bërthamore në Gadishullin Korean dhe ne po luajmë një rol të rëndësishëm dhe kontruktiv”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Geng Shuang, në një konferencë shtypi në Pekin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco