Ministri i Jashtëm konfirmon vizitën e Donald Trump në Britani

Ministri i Jashtëm konfirmon vizitën e Donald Trump në Britani

08:37, 22/06/2017
A+ Aa A-

Pas shumë spekulimeve nga mediat ndërkombëtare, ministri i Jashtëm britanik, ka konfirmuar vizitën e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar.

Vizita e planifikuar e Presidentit amerikan në Mbretërinë e Bashkuar do të realizohet edhe pse data ende nuk është caktuar ende, deklaroi Boris Johnson.

Kjo deklaratë e ministrit Johnson erdhi raportimit të mediave britanike, për shtyrjen e vizitës së Trump.

Vizita e planifikuar e Presidentit amerikan në Britani nuk u përmend nga Mbretëresha në fjalimin e saj në parlament, shkruan “BBC”.

Fjalimi i Mbretëreshës tradicionalisht përfshin vizitat e planifikuara të qeverisë, megjithatë programi i shpallur për dy vitet e ardhshme përmbante vetëm një referencë për të mirëpritur Mbretin dhe Mbretëreshën e Spanjës në korrik.

Vizita e Trump ishte planifikuar fillimisht për këtë verë.

Megjithatë, raportet se Trump do të vizitonte Britaninë shkaktuan demonstrata në shkallë të gjerë.

Mijëra marshuan nëpër Londër për të protestuar ndaj vendimit, ndërsa 1.8 milionë njerëz nënshkruan një peticion që i kërkoi Kryeministres May të anulonte ftesën./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco