FBI-ja: Sulmuesi i aeroportit të Miçiganit thirri ‘Allahu Ekber'

FBI-ja: Sulmuesi i aeroportit të Miçiganit thirri ‘Allahu Ekber'

08:23, 22/06/2017
A+ Aa A-

FBI-ja ka deklaruar se sulmi me thikë ndaj një oficeri policie në një aeroport në Miçigan,është një akt terrorizmi.

I dyshuari, Amor Ftouhi,  thirri fillimisht "Allahu Ekber" ("Zoti është i madh" në gjuhën arabe) para se të qëllonte barbarisht me thikë në shpinë dhe në qafë oficerin, njoftuan zyrtarët e FBI-së.

Togeri Jeff Neville është në një gjendje të qëndrueshme në spital, pas sulmit të rëndë të mërkurën në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Flintit.

50-vjeçari i dyshuar ishte me origjine kanadeze dhe është mbajtur në paraburgim në vendin e ngjarjes, raporton "BBC".

Videot e kamerave të sigurisë tregonin Ftouhin duke u endur nëpër aeroport me bagazhe në dorë,  para se të nxirrte një bixhak 30centrimetra të gjatë dhe të qëllonte barbarisht oficerin. /SYRI.net/

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco