Trump, plan për panele diellore në murin me Meksikën

Trump, plan për panele diellore në murin me Meksikën

08:09, 22/06/2017
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA, Donald Trump u ka thënë përkrahësve se muri i  propozuar prej tij përgjatë kufirit me Meksikën mund të ketë panele diellore.

Duke ju drejtuar një tubimi në Ioëa, ai tha se panelet do të siguronin energji të lirë dhe do të ndihmonin për të paguar për murin e diskutueshëm.

Ai sugjeroi që plani ishte i tij, duke thënë: "Imagjinatë mjaft e mirë, apo jo?

Gjatë fushatës së tij, Trump premtoi të ndërtojë një mur përgjatë kufirit meksikan për të ndaluar imigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e drogës.

Ai këmbënguli se do ta bënte Meksikën të paguante për të, por Presidenti Enrique Peña Nieto e ka hedhur poshtë idenë.

/Syri.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco