‘Nata e Kadrit’/ ISIS rrafshon xhaminë al-Nuri në Mosul

‘Nata e Kadrit’/ ISIS rrafshon xhaminë al-Nuri në Mosul

00:37, 22/06/2017
A+ Aa A-

Shteti Islamik (ISIS)  ka hedhur në erë Xhaminë e Madhe të al-Nuri në Mosul, thanë forcat irakiane.

Kjo xhami ishte pikërisht ajo ku do hidheshin edhe themelet e këtij shteti nga Abu Bakr al-Baghdadi në vitin 2014.

Megjithatë, ISIS është shprehur se kanë qenë avionët e SHBA që kanë rrafshuar vendin e shenjtë.

"Ky është një krim kundër popullit të Mosulit dhe të gjithë Irakun, dhe është një shembull se pse kjo organizatë brutale duhet të asgjësohet," tha Gjeneral Major Joseph Martin.

OKB-ja ka thënë se ISIS mund të mbajnë më shumë se 100.000 persona në Mosul si mburoja njerëzore.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco