'Alibaba', financiarisht më i fortë se Norvegjia, Suedia, Austria

'Alibaba', financiarisht më i fortë se Norvegjia, Suedia, Austria

07:36, 21/06/2017
A+ Aa A-

Gjiganti kinez “Alibaba” në vitin 2036 do të jetë fuqia e pestë në ekonominë globale, tha themeluesi i saj, Jack Ma. “Alibaba” tani është ekonomikisht më e fortë se Suedia, Polonia, Irani, Norvegjia dhe Austria.

Aktualisht ajo është në listën e 22 ekonomive më të mëdha në botë, vetëm pas Argjentinës.

“Alibaba” dëshiron të bëjë një miliard dollarë fitim deri në vitin 2020 dhe të bëhet ekonomia e 16-të në botë, më e madhe se Turqia apo Arabia Saudite.

Ma beson se nga 2036-ta kompania do të jetë në mesin e pesë ekonomive më të larta, pas Shteteve të Bashkuara (SHBA), Kinës, Bashkimit Evropian (BE) dhe Japonisë.

“Deri atëherë do të krijohen edhe 100 milionë vende pune”, ka thënë Ma, transmetojnë mediat e huaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco