‘Dashuria mposht terrorin!’ Myslimanët e Londrës dhurojnë 3 mijë trëndafila

‘Dashuria mposht terrorin!’ Myslimanët e Londrës dhurojnë 3 mijë trëndafila

12:18, 12/06/2017
A+ Aa A-

Myslimanët e Londrës u kanë dhuruar trëndafila të gjithë qytetarëve dhe turistët si një simbol dashurie në vendin e sulmit të fundit terrorist që tronditi Mbretërinë e Bashkuar.

Një grup myslimanësh britanikë u dhuruan  3,000 trëndafila njerëzve që kalonin rastësisht  në Urën e Londrës, në një demonstrim solidaritetit pas sulmeve me furgon dhe thika  që lanë tetë vetë të vdekur dhe 48 të plagosur.

"Pas ngjarjeve të fundjavës së kaluar ne po bëjmë një gjest simbolik dashurie për komunitetet e prekura nga sulmi", tha Zakia Bassou, një nga organizatorët e ngjarjes- Ne nuk do të lejojmë që Ura e Londrës apo ndonjë urë tjetër,  të “rrëzohet".

Shumë prej qytetarëve reaguan në mënyrë emocionale tek merrnin trëndafilat e tyre.

"Unë mendoj se është një gjest shumë i bukur, kjo është ajo që Londra përfaqëson në të vërtetë”, tha një nga qytetaret për “The Telegraph”/SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco