Kriza e emigrantëve, Merkel mbledh liderët afrikanë

Kriza e emigrantëve, Merkel mbledh liderët afrikanë

12:09, 12/06/2017
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të presë sot liderët afrikanë duke përfshirë Abdel Fattah al Sissi të Egjiptit dhe shefin e Bashkimit Afrikan, Alpha Conde, për të folur për uljen e varfërisë dhe shmangien e konfliktit përpara samitit të G20 në Hamburg muajin e ardhshëm.

Merkel do të zhvillojë bisedime me krerët e vendeve, përfshirë Tunizinë, Ruandën, Senegalin, Bregun e Fildishtë dhe Ganën mbi një iniciativë për të bashkuar kombet afrikane të angazhuara për reformat ekonomike me investitorë privatë, të cilët do të sillnin biznese dhe vende pune në kontinent.

Berlini është i interesuar në zbutjen e varfërisë në vendet afrikane, ku vetëm gjatë dy viteve të fundit ka patur qindra mijëra refugjatë që mbërrijnë në Gjermani si azilkërkues.

Gjermania si ekonomia më e madhe e Evropës  mori rreth 890 000 migrantë vitin e kaluar. Mijëra prej tyre erdhën nga vendet afrikane, përfshirë Etiopinë, Eritrean dhe Ganën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco