‘Lamtumirë Perandoria Ruse!’ Ukraina feston heqjen e vizave me BE-në

‘Lamtumirë Perandoria Ruse!’ Ukraina feston heqjen e vizave me BE-në

09:23, 12/06/2017
A+ Aa A-

Qindra ukrainas kaluan dje për herë të parë pa vizë kufirin mes vendit të tyre dhe Bashkimit Evropian, duke festuar hyrjen në fuqi të heqjes së vizave me BE-në për qëndrime më të vogla se 3 muaj.

“Regjimi i heqjes së vizave për Ukrainën filloi! Rroftë Evropa! Rroftë Ukraina!”, shkruan presidenti ukrainas, Petro Poroshenko në profilin e tij “Twitter”, asi kishte festuar një ditë më parë shkëpuutjen përfundimtare nga “perandoria ruse” në një ceremoni në Kiev.

Kjo masë është shumë simbolike për Ukrainën ku një kryengritje proevropiane në vitin 2014 shkaktoi largimin e presidentit Viktor Janukoviç, i strehuar në Rusi dhe ardhjen në pushtet të Poroshenkos.

Regjimi pa viza  vlen edhe për Norvegjinë, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Zvicrën.

Autoritetet kufitare të Ukrainës thanë se presin një rritje prej 30% në trafikun e pasagjerëve.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha të shtunën se udhëtimi pa viza do t’i thotë “lamtumirë Perandorisë Ruse”./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco