VIDEO/ Sulm me bombë në restorantin parisien, 12 të plagosur

VIDEO/ Sulm me bombë në restorantin parisien, 12 të plagosur

09:13, 12/06/2017
A+ Aa A-

Dy persona pësuan djegie të rënda dhe 10 të tjerë u plagosën pas një sulmi me bombë në një restorant në  periferi të Parisit.

Ekipet e ambulancës nxituan për në Aubervilliers, një komunë në rrethin Seine-Saint-Denis, pasi një bombë me shishe,  e njohur si “Kokteil Moltov”  u hodh brenda një restoranti të njohur.

Ekipet e shpëtimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes rreth orës 20:30, pasi shpërthimit të një zjarr në lokal.

Rreth 50 zjarrfikës u thirrën për t'u vënë nën kontroll flakët, raportoi Le Parisien.

Dy viktima pësuan djegie të rënda dhe u transportuan në spitalin më të afërt.

Dhjetë persona të tjerë pësuan lëndime të lehta, duke përfshirë 6 policë që ndihmuan me përpjekjet e shpëtimit./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco