Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Australia, burg të sigurisë maksimale për të ndarë veç, ekstremistët islamikë

Australia, burg të sigurisë maksimale për të ndarë veç, ekstremistët islamikë

07:22, 12/06/2017
A+ Aa A-

Australia do të ndërtojë një burg të ri të sigurisë së lartë për të burgosurit e radikalizuar.

Burgu, i quajtur "Super-max", do të projektohet për të ndarë ekstremistët islamikë nga të burgosurit e tjerë dhe synon të parandalojë radikalizimin e të burgosurve të rinj për terrorizëm.

"Super-max" do të ndërtohet brenda burgut Goulburn, në jug të Sidneit në Uellsin e Ri Jugor.

Kryeministri i këtij shteti Gladys Berejiklian shprehet:

"Ne jemi në një territor të ri. Incidentet e terrorizmit në Australi dhe në mbarë botën kanë qenë të pashembullt në kohët moderne dhe ne duhet të reagojmë ndaj kësaj në mënyrë të gjithanshme. E them me kënaqësi se kemi burimet, inteligjencën dhe njohuritë për ta bërë këtë."

Burgu është pjesë e një pakete investimesh prej 47 milionë dollarësh australianë dhe mund të mbajë rreth 50 të burgosur.

Terrorizmi është në rritje në Australi. Rasti i fundit ishte vetëm një javë më parë në Melburn, kur një 29-vjeçar me origjinë nga Somalia vrau një person dhe mori peng një tjetër, para se të vritej nga policia./CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco