Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Kriza e Katarit, Irani thyen bllokadën e fqinjëve

Kriza e Katarit, Irani thyen bllokadën e fqinjëve

05:50, 12/06/2017
A+ Aa A-

 Irani dërgoi 5 avionë me ushqime në Katar, vend që po vuan mungesa të ndjeshme si pasojë e bllokadës rajonale.

Disa kombe, përfshirë rivalin kryesor të Iranit, Arabinë Saudite, ndërprenë marrëdhëniet me Katarin javën e shkuar, duke e akuzuar këtë vend se financon terrorizmin. 

Kufiri tokësor me Arabinë Saudite, nga vjen 40% e ushqimit të Katarit, është mbyllur si pasojë. Ndërsa shtohen zërat se Katari është i gatshëm të dëgjojë fqinjët e tij, situata për qytetarët është vështirësuar dhe këtë justifkim Irani e përdori për të dërguar ushqimet në këtë vend. 

Zyrtarë iranianë thanë se secili prej avionëve dërgoi në katar 90 ton ushqime, si fruta dhe perime, ndërsa tre anije me 350 ton të tjera janë gati të nisen. 

Nuk është e qartë nëse dërgimi i ushqimeve është ndihmë apo tregti, por sipas Iranit dërgesat do të vazhdojnë derisa të ketë kërkesë. Irani gjithashtu ka hapur hapësirën e tij ajrore për fluturimet e Katarit, pasi Arabia Saudite, Bahreni dhe Emiratet e Bashkuar Arabe, e mbyllën atë. 

Ekspertët thonë se situata e Katarit thjesht përforcon qëndrimet e rivalëve rajonalë dhe dërgimi i ushqimeve nga Irani zor se do të lehtësojë tensionin. Përkundrazi është politikë e qartë e Republikës islamike, për t’iu kundërvënë Arabisë Saudite. 

Më herët, ministri i jashtëm i Gjermanisë, pasi foli me përfaqësuesit e disa prej aktorëve të krizës, tha se ekziston potenciali për luftë, megjithëse theksoi se edhe mundësitë për një zgjidhje janë mjaft të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco