Vizita në Britani, Trump e pezullon prej protestave

Vizita në Britani, Trump e pezullon prej protestave

05:22, 12/06/2017
A+ Aa A-

Donald Trump i tha Theresa May-t gjatë një bisede telefonike se nuk dëshiron të kryejë vizitën e tij shtetërore në Britani derisa publiku britanik të mbështesë ardhjen e tij.

Presidenti amerikan tha se nuk dëshiron të shkojë në Britani nëse do të përballet me protesta masive dhe duket se kjo lë në pritje vizitën e tij për një farë kohe.

Gazeta “The Guardian” shkruan se telefonata mes Trump dhe May-t u bë gjatë javëve të fundit dhe befasoi jo pak kryeministren britanike. Në fakt, kjo bisedë telefonike shpjegon pjesërisht pse thuajse nuk ka pasur diskutime publike për vizitën e Trump.

Kryeministrja britanike ftoi presidentin amerikan në Britani 7 ditë pas inaugurimit të tij, kur ajo u bë lideri i parë i huaj që e vizitoi në shtëpinë e bardhë. Në atë kohë, May tha se i kishte dhënë Trump-it dhe bashkëshortes së tij një ftesë nga mbretëresha dhe se presidenti e pranoi.

Shumë diplomatë veteranë tha se ftesa ishte e parakohshme, por e pamundur të tërhiqej pas. Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, pasi roli tradicional i Britanisë për të shërbyer si urë mes SHBA dhe Evropës është bërë më i ndërlikuar që pas votës për Brexit dhe politikave të Trump që kanë zemëruar aleatët europianë.

Mjaft zëra në Britani, përfshirë kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan i kërkuan qeverisë britanike që të anulojë ftesën për Trump, por Londra zyrtare tha e vizita do të kryhet. Por duket se ngërçin po e zgjidh vetë Trump, diçka e rrallë nga presidenti amerikan, duke kërkuar jo publikisht shtyrjen e vizitës së tij në Britani derisa sa publiku ishullor të jetë më miqësor ndaj tij, diçka që mbase do ët bëjë të presë gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco