Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Rriten tensionet Rusi - Estoni, dëbohen dy diplomatë rusë

Rriten tensionet Rusi - Estoni, dëbohen dy diplomatë rusë

23:23, 26/05/2017
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Estonisë tha se ka dëbuar dy diplomatë rusë, por nuk dha më shumë detaje.

Raportohet se dy diplomatët janë Dmitry Kazennov, konsull i përgjithshëm i Rusisë në qytetin Narva, dhe Andrei Surgayev, po konsull.

“Ky është një tjetër veprim jomiqësor dhe i pabazë, i cili nuk do të mbetet pa përgjigje”, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Estonisë, vend anëtar edhe i Bashkimit Evropian, edhe i NATO-s, kanë qenë të tensionuara me vite. Më herët, këtë muaj, një gjykatë estoneze ka dënuar një shtetas rus me pesë vjet burgim, pasi e ka gjetur fajtor për spiunim për Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco