Egjipti hakmerret ndaj terroristëve, nis bombardimet masive Funerali i disa prej viktimave të sulmit në autobus

Egjipti hakmerret ndaj terroristëve, nis bombardimet masive

22:04, 26/05/2017
A+ Aa A-

Avionët luftarakë egjiptianë kanë nisur sulmin ndaj "kampeve të trajnimit terrorist" në lindje të Libisë, si hakmarrje për një sulm ndaj të krishterëve Koptë.

Më herët gjatë ditës së sotme, persona të armatosur sulmuan një autobus me besimtarë në Egjiptin qendror, duke vrarë të paktën 28 vetë dhe duke plagosur 25 të tjerë, thanë zyrtarët. Mes viktimave ka edhe fëmijë.

Presidenti Abdul Fattah al-Sisi tha se "nuk do të hezitojë të sulmojë kampet terroriste kudo".

Në një fjalim televiziv, Presidenti Sisi tha: "Ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë popullin tonë nga e keqja".

Ai deklaroi se vendet që mbështesin terrorizmin duhet të dënohen dhe i bëri thirrje për ndihmë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Edhe pse asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, dyshohet se pas tij fshihet ISIS. Militantët e Shtetit Islamik kanë vënë në shënjestër Koptët disa herë gjatë muajve të fundit dhe janë zotuar ta bëjnë të njëjtën gjë përsëri.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco