Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

ISIS-i thirrje për sulme dhe luftë ndaj Evropës gjatë muajit të Ramazanit

ISIS-i thirrje për sulme dhe luftë ndaj Evropës gjatë muajit të Ramazanit

15:08, 26/05/2017
A+ Aa A-

Shërbimet e sigurimit evopian po përgatiten për sulme të tjera gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, duke filluar që nesër, pasi Shteti Islamik u bëri thirrje pasuesve të saj të ngrihen në një "luftë të përgjithshme" mbi "jobesimtarët" në Perëndim.

E shtuna shënon fillimin e një periudhe 30-ditore agjërimi dhe reflektimi në botën islame, e cila në vitet e fundit ka parë një rritje të madhe të sulmeve terroriste.

"Vëllezërit myslimanë në Evropë, të cilët nuk mund të arrijnë tokat e Shtetit Islamik, i sulmojnë ata në shtëpitë e tyre, tregjet e tyre, rrugët e tyre dhe forcat e tyre", tha grupi xhihadist në një mesazh të titulluar ‘Ku janë luanët e luftës?’ dhe të publikuar në 'YouTube'.

Duke mbrojtur veten pas sulmit vetëvrasës në Manchester Arena, i cili la 22 fëmijë dhe adoleshentë të vdekur, grupi tha: "Mos i ndalini vrasjet. Dilni dhe merrni një shpërblim të madh për Ramazanin "./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gogi26/05/2017 15:20

Hahahhaha po ju jeni more te pa feeee te pa zot. Jeni njerz viktima jeni frikacak ju skeni as bibel as kuran o te pa feeee ote pa udhe dilni mos u mfshini ferrave e shkurreve. Bota. Eshete e madhe jeni jeni pak jeni drejt ferrit. Gjith po muret ne caf familjet e juaj njerz te pa feeeee

Shto koment

Denonco