Putin në Paris, Franca: Të dialogosh, nuk do të thotë të bashkohesh me Rusinë

Putin në Paris, Franca: Të dialogosh, nuk do të thotë të bashkohesh me Rusinë

13:54, 26/05/2017
A+ Aa A-

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Christophe Castaner vlerësoi sot se të dialogosh nuk është të bashkohesh, duke iu referuar vizitës që do zhvillojë të hënën në Francë, presidenti rus, Vladimir Putin.

“Kam besim tek presidenti i Republikës se do të ketë një pozicin të fortë në mbrojtje të interesave të Francës”, deklaroi Christophe Castaner për “France info”.

“Besoj se të dialogosh, nuk do të thotë të bashkohesh, në të kundërt, është një sinjal të shohesh presidentin Putin të vijë në Francë, duke kërkuar të takojë Emmanuel Macron dhe të punojë me atë”, shtoi zëdhënësi i qeverisë.

Presidenti rus Vladimir Putin do të jetë të hënën për vizitë zyrtare në Francë, ku do të pritet nga Emmanuel Macron në kështjellën e Versajës, pranë Parisit, në kuadër të 100-vjetorit të vizitës së carit Pjetri i Madh në vitin 1717.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

labi26/05/2017 21:19

europe dhe rusi jane 1 ..nuk ka ndryshim te madh

Malsori26/05/2017 16:31

Spo e rruen fare per. Europen cari i rusise bravo. Je ber drague

Shto koment

Denonco