Siçili, Trump takon liderët e 7 vendeve më të industrializuara të botës

Siçili, Trump takon liderët e 7 vendeve më të industrializuara të botës

08:47, 26/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të marrë pjesë në samitin e G7-ës në Sicili, ku do të takohet udhëheqësit e ekonomive më të mëdha botërore, duke shënuar kështu pjesën e fundit të udhëtimit të tij të parë presidencial.

“BBC” raporton se takimi i sotën pritet të kalojë me një debat të ashpër mbi çështje si tregtia dhe ndryshimet klimatike.

Pjesë e vendeve të G7-ës janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA. BE-ja ka gjithashtu shumë përfaqësues.

Katër nga liderët e grupit , duke përfshirë edhe Presidentin Trump, Kryeministren britanik Theresa May dhe liderin francez , do të ulen për herë të parë rreth tryezës.

Mediat britanike njoftojnë se pritet  të ketë marrëveshje mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe se gjithashtu priten diskutime serioze me Kryeministrin e Japonisë lidhur me kërcënimin e Koresë së Veriut.

Samiti vjen vetëm disa ditë pas bombardimeve vdekjeprurëse në Mançester ku një sulmues kamikaz  vrau 22 persona, shumica të rinj./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Taqi 26/05/2017 11:01

Do ta takoje Goni do ta takoje te jesh i sigurt Por kur te jete ne burg

goni26/05/2017 10:41

Po kete liderin tone me shallvare, mor aman, kur do ta takoi...

Shto koment

Denonco