Tension në det: Luftanija amerikane në ishujt kinez, ushtria e kërcënon të largohet

Tension në det: Luftanija amerikane në ishujt kinez, ushtria e kërcënon të largohet

12:58, 25/05/2017
A+ Aa A-

Marina kineze ka paralajmëruar një anije luftarake amerikane të largohet sepse po lundronte shumë pranë ishujve artificial në Detin e Kinës Jugore.

Pekini ka deklaruar se lëvizja e fundit e ushtrisë amerikane, pengon procesin e paqes në rajon.

“Luftanija amerikane ‘USS Dewey’ ka hyrë në ujërat e kontestuara pa lejen e qeverisë kineze dhe flota e vendit e paralajmëroi të largohej", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.

Kina protestoi me nota proteste kundër patrullimit të fundit detar të SHBA-së .

Pekini i kërkoi Uashingtonit të "korrigjonte këtë gabim" dhe të ndalte provokimet.

Anija amerikane ‘USS Dewey’ kaloi rreth 12 milje detare nga Mischief Reef, një ishull i pretenduar nga Kina në arkipelagun e Spratleyt”, konfirmoi nje zyrtar amerikan.

.Bëhet fjalë për operacionin e parë të këtij lloji të administratës Trump.

“Ai u zhvillua në orët e para të mëngjesit”, sipas zyrtarit amerikan./SYRI.net/

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco