Merkel në një takim kokë më kokë me Erdoganin në samitin e NATO-s

Merkel në një takim kokë më kokë me Erdoganin në samitin e NATO-s

08:42, 25/05/2017
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shpreson për një takim kokë më kokë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan me rastin e samitit të Aleancës Atlantike, nesër në Bruksel për të diskutuar për mosmarrëveshjet e shumta gjermano-turke, njoftoi sot zëdhënësi i saj.

“Është e mundur që një takim me presidentin turk, Erdogan të zhvillohet në kuadër të samitit”, deklaroi Steffen Seibert në një konferencë shtypi.

”Nëse ky takim kokë më kokë do të konfirmohet, ka një numër çështjesh të aktualitetit që kancelarja dëshiron të ndalet, veçanërisht të drejtën e vizitës së parlamentarëve gjermanë tek ushtarët tanë”, shtoi zëdhënësi i Merkelit.

Pa shpjegime zyrtare, Ankaraja ndaloi javën e kaluar deputetët gjermanë të shkonin në bazën turke të Incirlikut, ku ndodhen ushtarët gjermanë për të marrë pjesë në operacionet e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

Në rast të takimit mes Angela Merkel dhe Recep Tayyip Erdogan theksoi Seibert, “do të disktutohet gjithashtu për çështjen e gazetarëve të burgosur, mes të cilëve korrespondenti gjermano-turk, Deniz Yücel dhe gazatarja gjermane, Mesale Tolu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco