Trump në Bruksel për bisesime të ‘vështira’ me NATO-n, takohet me Mbretin e Belgjikës

Trump në Bruksel për bisesime të ‘vështira’ me NATO-n, takohet me Mbretin e Belgjikës

08:35, 25/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump ndodhet në Bruksel për bisedime "të vështira" me anëtarët e tjerë të aleancës ushtarake të NATO-s.

Numri një i Amerikës do të takohet  ditën e sotme me zyrtarët e Bashkimit Evropian, edhe pse ka qenë kritik si i NATO-s ashtu dhe BE-së.

Pas uljes në Bruksel, zoti Trump u takua me Mbretin dhe Mbretëreshën belge, ndërkohë që mijëra persona demonstruan kundër pranisë së tij në qendër të qytetit.

Trump dhe Melania u pritën ne Kështjellën Mbretërore nga Mbreti Filip dhe Mbretëresha Matilide.

Biseda e mbretit me Trump zgjati rreth 20 minuta.

Avioni presidencial amerikan ”Air Force One”, u ul sot pasditen e djeshme në aeroportin e Melsbroekut, zonë ushtarake e Brukselit.

Trump u prit në aeroport nga kryeministri belg, Charles Michel.

Kjo është ndalesa e katërt e presidentit Trump, pas vizitave në Arabinë Saudite, Izrael dhe Itali./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco