Arrestohet në Libi babai dhe vëllezërit e sulmuesit të Mançesterit për lidhje me ISIS Salam Abedi

Arrestohet në Libi babai dhe vëllezërit e sulmuesit të Mançesterit për lidhje me ISIS

07:25, 25/05/2017
A+ Aa A-

Policia britanike thotë se ka arrestuar personin e pestë të dyshuar për sulmin në Mançester, duke thënë se janë duke hetuar një “rrjet” terrorist, për sulmin ku u vranë 22 persona.

“Mendoj se është e qartë se ky është rrjet të cilën ne jemi duke e hetuar”, tha Ian Hopkins, shef i policisë në Mançester, duke shtuar se policia është duke bërë “kërkime të gjera”, në qytetin e Mançesterit.

Ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd, më herët ka deklaruar se sulmi i 22 majit ishte “shumë më i sofistikuar se sulmet që kemi parë në të kaluarën, dhe duket se me gjasë sulmuesi vetëvrasës nuk ka vepruar i vetëm”.

Rudd i ka thënë radios BBC se duket se sulmuesi, i identifikuar si 22-vjeçari Salman Abedi, i lindur në Britani, së fundmi kishte udhëtuar në Libi. Abedi ishte me prejardhje nga Libia.

“Ky informacion besoj se është konfirmuar. Kur ky operacion të ketë përfunduar, ne duam të shikojnë se si u radikalizua ai”, ka thënë ajo.

Babai i sulmuesit të dyshuar, i quajtur Ramadan dhe vëllai i sulmuesit, Hashem po ashtu janë arrestuar në Tripoli të Libisë, ka thënë një zëdhënës i forcave anti-terror.

Hashem është arrestuar nën dyshimin se ka lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, raporton Reuters.

Policia britanike po ashtu ka arrestuar Ismaelin, vëllain tjetër të sulmuesit të dyshuar.

Autoritetet britanike thonë se i dyshuari i pestë i arrestuar, kishte pasur një pako të dyshimtë, të cilën ende janë duke e hetuar.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Mançester./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco