Francë, policia arrestoi dy gra lidhura me terrorizmin

Francë, policia arrestoi dy gra lidhura me terrorizmin

07:11, 25/05/2017
A+ Aa A-

Trupat franceze kundër terrorizmit arrestuan të mërkurën dy gra në veri të Francës pasi dyshohet se po përgatisnin një komplot.

Dy gratë në moshë mbi 20 vjeçare, të cilat u raportuan se "ishin të gatshme për veprim", u arrestuan herët të mërkurën në qytetet Lille dhe Haubourdin.

Njoftohet se të dyja të dyshuarat janë ndjekur nga policia për një javë, pasi ato kishin kontaktuar shpesh me persona në Siri nëpërmjet medies sociale.

Prokuroria franceze ka nisur një hetim kundër terrorizmit, ndërsa dy të rejat do të akuzohen për krimin e "pjesëmarrjes në veprimtaritë e organizatave terroriste". (Wang Lei/Leftion Peristeri)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco