Vdes regjisori i njohur rus, nipi i Stalinit

Vdes regjisori i njohur rus, nipi i Stalinit

20:53, 24/05/2017
A+ Aa A-

Regjisori i njohur rus, Aleksandre Burdonski, nipi i diktatorit sovjetik, Josif Stalin vdiq në moshën 75-vjeçare, njoftoi sot teatri moskovit ku ai punonte prej pothuajse një gjysmë shekulli.

I heshtur, Aleksandre Burdonski jetoi pothuajse gjithë jetën duke përdorur mbiemrin nga familja e nënës së tij sesa atë të gjyshit, trashëgimia politike e të cilit mbete një pikë tensioni dhe ndarjeje në Rusi.

Ministri i Kulturës, Vladimir Medinski përshëndeti talentin në shumë aspekte dhe shijen artistike të Aleksandre Burdonski, i cili ishte regjisor në teatrin moskovit të Ushtrisë së Kuqe që prej vitit 1972.

Ai mori në vitin 1996 çmimin e Artistëve të Popullit, një çmim prestigjioz në Rusi.

 Babai i tij, Vasili, djali i vogël i diktatorit, u nda me nënën e tij, Galina Burdonskaja në vitin 1945.

Dy vjet pas vdekjes së Stalinit, ndodhur në vitin 1953, Vasili u dënua me tetë vjet burg për agjitacion dhe propagandë anti-sovjetike.

I alkolizuar, ai vdiq në vitin 1962, disa ditë para 41-vjetorit.

Përsa i përket gjyshit të tij, Aleksandre Burdonski, i cili kishte dhjetë vjet që kishte vdekur, ka mbajtur gjithmonë pak distancë: “Nuk kam shkuar kurrë tek varri i tij”, kishte konfirmuar ai në një intervistë.

“Nuk dua ta justifikoj Stalinin apo ta bëj të pastër”, shtoi ai.

“Ka pasur mizori, por në Rusi fatkeqësisht ka gjithmonë mizori”, nënvizoi ai.

Sipas historianëve rusë dhe perëndimorë, terrori stalinist, që arriti kulmin në vitet 1937-1938, ka shkaktuar rreth 20 milionë të vdekur duke përfshirë ekzekutimet masive, vdekjet në Gulag dhe deportimet në zonat e ndotura, si dhe uria në Ukrainë dhe në disa rajone të Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco