Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

FOTO/ Gafa e Melania Trump në Romë, cili shenjtor është ky?

FOTO/ Gafa e Melania Trump në Romë, cili shenjtor është ky?

18:18, 24/05/2017
A+ Aa A-

“Cili shenjtor është ky?"

Me këtë pyetje, që u bë duke treguar me dorë një fotografi të Giorgio Chinaglia-s, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, u largua dje në mbrëmje nga restoranti ”Le cave di Sant’Ignazio”.

Ajo që ndoshta e ka tradhtuar Ivankën do të ketë qenë pamja e Chinaglia-s në këtë fotografi, ku ish futbollisti i famshëm është me krahët hapur dhe me fytyrën drejt qiellit, një foto shumë e ngjashme me një pikturë të Padre Pios.

“I shpjeguam që nuk bëhej fjalë për një shenjt, por për një kampion të madh të ekipit të Lacios”, tha pronarja e restorantit në Romë, Luixhina Pantalone.

“Për ne ishte nder që t’u shërbenim këtyre personazheve dhe gjithmonë bëjmë më të mirën e më të mirës”, shtoi ajo.

”Ivanka, e veshur në mënyrë mjaft elegante me një fustan mëndafshi gri, dhe bashkëshorti i saj, Jared u treguan shumë të sjellshëm me ne dhe me të gjithë personelin e restorantit”, thotë Luixhina, që tregon edhe foto nga celulari i saj.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Pa lidhje24/05/2017 19:17

    Cfare lidhje ka Melani kur ne gjithe shkrimin tuaj thoni Ivanka.

    Shto koment

    Denonco