Arrestohet vëllai i vogël i terroristit të sulmit në Mançester Autori i sulmit në Mançester

Arrestohet vëllai i vogël i terroristit të sulmit në Mançester

18:10, 24/05/2017
A+ Aa A-

Vëllai i vogël i terroristit që shkaktoi sulmin në Mançester të Britanisë së Madhe, është arrestuar nga autoritetet libiane.

Hashem Abedi është arrestuar në Libi nga forcat e antiterrorist pasi dyshohet se ka lidhje me ISIS.

Ai është vëllai më i vogël i Salman Abedi 23 vjeç, i cili hodhi veten  në erë në stadiumin e Mançesterit ku po zhvillohej koncerti i këngëtares Ariana Grande. Të paktën 22 persona humbën jetën në këtë sulm dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë. Shumica e viktimave ishin fëmijë.

Grupi terrorist i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë e sulmit vrasës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco