Ushtria britanike rrethon Parlamentin

Ushtria britanike rrethon Parlamentin

14:19, 24/05/2017
A+ Aa A-

 Ushtria britanike po përgatitet sot të vendoset rreth Parlamentit, pas vendosjes së vendit në alarm maksimal terrorist, njoftoi një burim policor.

Niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është ngritur në nivelin më të lartë që do të thotë se më shumë sulme terroriste mund të jenë të afërta , tha kryeministria Theresa May.

Personeli ushtarak do të vendoset në rrugë,  për të mbrojtur vendet kyçe si rezultat i nivelit të ri të kërcënimit.

Këto masa vijnë pas sulmit të së hënës mbrëma në Manchester, ku një sulmues kamikaz vrau 22 të rinjt dhe la 59 të plagosur.

3.800 ushtare  do të vendosen në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar/SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco