Nis hakmarrja për Mançesterin: Avionët luftarakë sulmojnë ISIS-in me 27 sulme ajrore

Nis hakmarrja për Mançesterin: Avionët luftarakë sulmojnë ISIS-in me 27 sulme ajrore

13:27, 24/05/2017
A+ Aa A-

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kanë goditur objektivat e ISIS-it me 27 sulme ajrore në Irak dhe Siri, pas sulmit terrorist që vrau 22 të rinj në Mançester.

Luftëtarët e koalicionit arritën 37 objektiva të ISIS me 18 sulme në Siri, duke zhdukur furnizimet e naftës, automjetet dhe arkat e armëve.

Nëntë sulme të tjera goditën 62 objektiva të ISIS në Irak, duke shkatërruar një sërë armësh vdekjeprurëse , përfshirë sistemet e raketave, bombave, automjeteve dhe mitralozave.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se sulmet u zhvilluan si pjesë e Operacionit “Inherent Resolve”, një ofensive ushtarake për të shtypur ISIS-in në Siri dhe Irak.

'Qëllimi yne ishte kufizimi i aftësisë së grupit terrorist për të kryer krime në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën', thanë zyrtarët./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

erioni24/05/2017 20:21

Dhe ato sulmojne serisht me bomba dhe ja kshu vinka paqeja ? A nuk esht ky pra kanuni lek dukagjinit,qe po e shajne kur e kryejne verioret,por kur e kryejne vet politikanet paska justifikime per demokracine boterore ?

Shto koment

Denonco