Telefonata me ‘Ndëshkuesin’, Trump: Kim është një i çmendur me armë bërthamore

Telefonata me ‘Ndëshkuesin’, Trump: Kim është një i çmendur me armë bërthamore

12:22, 24/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar kreun koreanoverior Kim Jong Un si një i çmendur me armë bërthamore gjatë një bisede telefonike në fund të prillit me homologun e tij filipinas, Rodrigo Duterte,i njohur si 'Ndeshkuesi' njoftoi sot “Washington Post”.

“Ne nuk mund të lëmë një të çmendur me armë bërthamore kështu në liri, kishte deklaruar Trump në fund të bisedës që u zhvillua më 29 prill”, shkruan e përditshmja presigjoze amerikane.

“Ne kemi një fuqi të madhe luftarake, më të madhe se ai, 20 herë, por nuk duam ta përdorim”, shtoi ai duke iu referuar Koresë së Veriut, që ka shtuar testet me raketa balistike si dhe ka zhvilluar dy steste bërthamore vitin e kaluar.

Tre ditë më vonë, Trump kishte deklauar për agjencinë “Bloomberg” se “do të ishte i nderuar të takonte, nëse kushtet do e mundësonin, kreun kroeanoverior”.

Programi i armatimit bërthamor i Kores së Veriut është objekt i sanksioneve ndërkombëtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco