Trump punëson avokatin e famshëm njujorkez për hetimet ndaj Rusisë

Trump punëson avokatin e famshëm njujorkez për hetimet ndaj Rusisë

12:02, 24/05/2017
A+ Aa A-

Donald Trump ka emëruar avokatin Marc Kasowitz që ta përfaqësojë atë në hetim mbi ndërhyrjet e supozuara të Rusisë në zgjedhjet presidenciale, raportojnë mediat amerikane.

 Trump ka përdorur shërbimin e avokatit të njohur  njujorkez për më shumë se një dekadë.

Javën e kaluar, ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller, u emërua këshilltar special për hetimin e Departamentit të Drejtësisë.

Presidenti Trump mohon ndonjë bashkëpunim midis stafit të tij të fushatës dhe Rusisë.

Megjithatë, agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se Moska u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet e vitit 2016 në favor të zotit Trump.

Kasowitz dhe Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment publik për emërimin e raportuar. /SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco