Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Sulmi terrorist në Mançester, arrestohen 3 të dyshuar

Sulmi terrorist në Mançester, arrestohen 3 të dyshuar

11:49, 24/05/2017
A+ Aa A-

Tre të dyshuar janë arrestuar në jug të Mançesterit për lidhje me sulmin kamikaz në koncertin e yllit amerikan, Ariana Grande.

Lajmi është bë i ditur nga Policia e Mançesterit.

Katër të dyshuar mendohet se po mbahen nga policia në lidhje me sulmin.

Ka pasur një aktivitet të konsiderueshëm policor rreth Mançesterit që pas bombardimeve të së hënës mbrëma. 

22 të rinj janë vranë dhe 59 të tjerë janë plagosur në sulmin e “Manchester Arena”

Autori që kreu sulmin kamikaz është identifikuar si Salman Abedi, 22 vjeç.Sekretarja britanike e Shtetit deklaroi se  Abedi, nuk ishte duke vepruar i vetëm.

Niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është ngritur në nivelin më të lartë që do të thotë se më shumë sulme terroriste mund të jenë të afërta. 

Personeli ushtarak do të vendoset në rrugë,  për të mbrojtur vendet kyçe si rezultat i nivelit të ri të kërcënimit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco