VIDEO/ Avioni merr flakë gjatë uljes, mbyllet aeroporti ndërkombëtar në SHBA

VIDEO/ Avioni merr flakë gjatë uljes, mbyllet aeroporti ndërkombëtar në SHBA

11:10, 24/05/2017
A+ Aa A-

Aeroporti Ndërkombëtar i Newark, në SHBA, u mbyll përkohësisht pasi një avion mori flakë gjatë uljes në pistë, raporton “RT”.

Pasagjerët janë evakuuar menjëherë dhe 5 prej tyre raportohet të jenë lënduar.

Avioni i “United Airlines” po ulej në pistë, mbrëmjen e të martës, kur kulla njoftoi ekuipazhin se një nga motorët e tyre kishte marrë flake.

Ekuipazhi evakuoi menjëherë avionin,  deklaroi aeroporti.

Mësohet se pjesa e përparme e tij është dëmtuar.

Avioni ishte nisur nga San Francisko me 124 pasagjerë, sipas “CBS News”./SYRI.net/

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco