Autobusi bie në greminë, 21 pelegrinë të vdekur në Indi

Autobusi bie në greminë, 21 pelegrinë të vdekur në Indi

10:49, 24/05/2017
A+ Aa A-

Të paktën 21 pelegrinë kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi autobusi që po udhëtonin ra në një greminë në shtetin indian të Uttarakhand.

Aksidenti ndodhi në qytetin Dharasu të martën në mbrëmje, kur shoferi humbi kontrollin mbi autobusin, shkruan BBC.

Ministri Trivendra Raëat, tha se të plagosurit kishin marrë trajtim në një spital lokal.

Shteti Uttarakhand është popullor për turistët fetarë dhe tërheq qindra mijëra  pelegrinë çdo vit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco