Kultivohet me sukses bima vetëndriçuese në Kinë

Kultivohet me sukses bima vetëndriçuese në Kinë

10:24, 24/05/2017
A+ Aa A-

hkencëtarët në jugperëndim të Kinës kultivuan me sukses bimën e parë vetë-ndriçuese në vend.

Kjo bimë u zhvillua duke futur genet e mikroorganizmave të shndritshme në qelizat e Nicotiana benthamiana, shumë e përafërt me duhanin.

Ndryshe nga bimët e tjera që janë kultivuar në të kaluarën, por që nuk mund të vetë-ndriçonin pa ndihmën e një nxitësi energjie, bima e re mund të ndriçojë pa ndihmën e asnjë burimi energjie.

Studiuesit e kësaj bime thanë se po punojnë për rritjen e ndriçimit të saj, ndërkohë që bima do të analizohet edhe nga autoritetet e bujqësisë për vlerësimet e duhura për sigurinë mjedisore.

Hulumtuesit thonë se këto bimë kanë një perspektivë të gjerë aplikimi, me shpresën se një ditë do të shndërrohen në burim të ri ndriçimi në zonat urbane./CRI

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco