Kamikazi i Mançesterit nuk vepronte vetëm, kërcënimi terrorist arrin nivelet kritike

Kamikazi i Mançesterit nuk vepronte vetëm, kërcënimi terrorist arrin nivelet kritike

10:21, 24/05/2017
A+ Aa A-

Niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është ngritur në nivelin më të lartë që do të thotë se më shumë sulme terroriste mund të jenë të afërta , tha kryeministria Theresa May.

Personeli ushtarak do të vendoset në rrugë,  për të mbrojtur vendet kyçe si rezultat i nivelit të ri të kërcënimit.

Këto masa vijnë pas sulmit të së hënës mbrëma në Manchester, ku një sulmues kamikaz vrau 22 të rinjt dhe la 59 të plagosur.

Sekretarja britanike e Shtetit deklaroi se sulmuesi i dyshuar, Salman Abedi,  nuk ishte duke vepruar i vetëm.

Amber Rudd ka thënë se pret që niveli kritik i kërcënimit të jetë i përkohshëm. Ajo gjithashtu bëri të ditur se bombarduesi ishte i njohur për shërbimet britanike  të inteligjencës.

Rudd deklaroi se kamikazi që sulmoi koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande, nuk po vepronte i vetëm dhe gjithashtu konfirmoi s3.800 ushtare  do të vendosen në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco