Kina në OKB:  Nuk ka arsye pse të mos dialogojmë me Kim Jong-un

Kina në OKB: Nuk ka arsye pse të mos dialogojmë me Kim Jong-un

10:02, 24/05/2017
A+ Aa A-

Ambasadori kinez në OKB, Liu Jieyi konfirmoi sot se nuk kishte arsye për të refuzuar dialogimin me Phenianin pavarësisht lëshimit të një sërë raketash balistike nga ana e Koresë së Veriut në shkelje të rezolutave të OKB-së.

“Nuk ka arsye për të mos dialoguar me Korenë e Veriut në situatën aktuale”, theksoi ai para gazetarëve pas një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit.

Koreja e Veriut hodhi sot poshtë në mënyrë kategorike deklaratën e OKB-së që dënonte testimin e raketës së fundit dhe e kërcënoi me një ashpërsim të sanksioneve.

Në një deklaratë unanime të mbështetur nga Kina, aleate e Koresë së Veriut, Këshilli i Sigurimit të OKB-së dënoi dje lëshimin e një Pukguksong-2, raketë me rreze të mesme veprimi./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco