Mançesteri në lot, pas sulmit terrorist qyteti mban homazhe për të rinjtë që u vranë

Mançesteri në lot, pas sulmit terrorist qyteti mban homazhe për të rinjtë që u vranë

08:46, 24/05/2017
A+ Aa A-

Pas sulmit terrorist ndaj të rinjve që po ndiqnin koncertin e yllit amerikan , Ariana Grande, Manchesteri ka mbajtur homazhe për viktimat që humbën jetën nga shpërthimi kamikaz.

Reporterja e BBC-së u shpreh se shumë prindër ishin të dëshpëruar dhe po përpiqeshn ende të viheshin në kontakt me fëmijët e tyre. Shumë luteshin që të ishin  gjallë.

Por ka pasur edhe pyetje të mëdha.

“Si mundet dikush të sumlojë qindra fëmijë të pafajshëm? – pyeste njëri nga banorët.

Njerëzit janë mbledhur në sheshin qendror, me qirinj në duar dhe kanë mbajtur një minutë heshje për viktimat.

Anembanë botës, qytetarët kanë përdorur hashtag-e dhe kanë ndryshuar fotografitë e tyre të profilit për të shprehur solidaritet me viktimat e një krimi kaq të neveritshëm dhe të papërshkrueshëm sa i ka lënë të gjithë pa fjalë, shkruan “BBC”/SYRI.net/ 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco