Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sulmi në koncertin e Ariana Grande, Kryeministrja britanike në Mançester

Sulmi në koncertin e Ariana Grande, Kryeministrja britanike në Mançester

08:23, 24/05/2017
A+ Aa A-

Kryeministrja britanike, Theresa May dhe Sekretari i Shtetit, Amber Rudd kanë vizituar në Manchester.

Vizita e tyre vjen pas sulmit të mbrëmshëm në Manchester Arena,në koncertin e yllit amerikan  Ariana Grande, ku kanë mbetur të vdekur 22 persona dhe mbi 50 janë plagosur

Në një pronocnim të mëhershëm May u shpreh se terroristët nuk do të fitojnë kurrë dhe se “vlerat tona do të mbizotërojnë gjithmonë”.

Duke iu adresuar popullit të saj, kryeministrja kërkoi që njerëzit t’i japin informata policisë sa i përket sulmit.

Liderja falenderoi të gjithë banorët e Manchesterit që hapën dyert për viktimat.

“Terrorizmi nuk do të fitojë kurrë .Mirësia dhe njerëzimi do të fitojnë gjithmonë,  në të gjitha vendet dhe në gjithë rrethanat, tha May 

Kryeministrja deklaroi se imazhet e njerëzve që ndihmonin të tjerët "mishëronin frymën e qytetit".

‘Mançesteri ra viktimë e një sulmit terrorist te pashpirt’, u shpreh May. /SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco