Presidenti Trump në Itali, takime me Papën dhe liderët italianë

Presidenti Trump në Itali, takime me Papën dhe liderët italianë

08:15, 24/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan,Donald Trump do të takojë Papa Françeskun dhe udhëheqësit më të lartë të Italisë në Romë, në pjesën e tretë të vizitës së tij të parë presidenciale.

Trump dhe Ati i Shenjte kanë biseduar në distancë për çështje që përfshijnë emigracionin dhe ndryshimet klimatike, raporton "BBC".

Gjatë vizitës së tij  Presidenti Trump do të takohet me Presidentin italian Sergio Matarella, me kryeministrin Gentiloni, si dhe me Ministrin e Jashtëm Alfano.

Presidenti Trump do të zhvilloj dhe një vizitë zyrtare pune në Vatikan ku do të takohet me Atin e Shenjtë Papa Francesku, me sekretarin e Përgjithshëm të Vatikanit Pietro Parolin si dhe me Sekretarin e Vatikanit për raportin me shtetet kardinalin Paul Richard Gallagher.

Zonja e Parë amerikane do të zhvillojë një vizitë në repartin e kardiologjisë në spitalin Bambino Gesu të Romës, ndërsa vajza e Presidentit amerikan do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga komuniteti fetar San Egidio mes viktimave e trafikut të qënieve njerëzore./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco