OBSh zgjedh drejtorin e parë të përgjithshëm nga Afrika

OBSh zgjedh drejtorin e parë të përgjithshëm nga Afrika

07:19, 24/05/2017
A+ Aa A-

Tedros Adhanom Ghebreyesus nga Etiopia u zgjodh të martën drejtori i ri i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke u bërë kështu i pari person nga Afrika në këtë post që prej krijimit të kësaj organizate.

Në fjalën e vet pas zgjedhjes, Adhanom tha se Agjenda e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 i ofron një mundësi Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vënë në qendër të punës së ardhshme çështjet e shëndetit publik global. Ai u angazhua për krijimin nga OBSh-ja të marrëdhënieve efektive të partneritetit dhe mekanizmave transparente dhe efikase, duke u fokusuar te shtresat dhe rajonet më në nevojë.

52-vjeçar Tedros Adhanom Ghebreyesus është një specialist i njohur i mjekësisë. Ai ka qenë ministër i Shëndetësisë dhe ministër i Jashtëm i Etiopisë.

Mandati i drejtores së përgjithshme në detyrë Margaret Chan përfundon më 30 qershor dhe Ghebreyesus do ta marrë detyrën më 1 korrik. /CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco