'Fytyra e Djallit': Ky është terroristi që shpërtheu bombën në Manchester Arena

'Fytyra e Djallit': Ky është terroristi që shpërtheu bombën në Manchester Arena

07:40, 24/05/2017
A+ Aa A-

Sulmuesi i lindur në Britani, Salman Abedi, 22 vjeç, paraqitet për herë të parë me fotografi sot në gazetën e njohur britanike "The Sun" me titullin 'Fytyra e Djallit", kjo, pasi kryeministrja Theresa May e konsideroi kritik, kërcënimin terrorist në vend.

"Ky është bombëvënësi vetëvrasës që vrau 22 njerëz të pafajshëm dhe plagosi 59 të tjerë në masakrën e bombës me gozhdë në Manchester Arena, - thuhet në artikull. - Terroristi famëkeq Salman Abedi,  u bë publik, pasi kryeministrja Theresa May ngriti e nivelin e kërcënimit në Britaninë e Madhe për herë të parë këto dhjetë vjet në nivelin “kritik” dhe tha se do të vendoste ushtarë të armatosur nëpër rrugë pasi një tjetër sulm terrorist mund të të jetë “i pashmangshëm”.

The Sun mundi të zbulojë se Abedi ishte stërvitur fshehurazi gjatë udhëtimeve familjare në Siri dhe ekziston frika se ai mund të ketë mos ketë vepruar i vetëm kur ai kreu mizorinë që e mori përsipër ISIS-i. 

Monstra, që u vra kur shpërtheu bombën  në Manchester Arena, që në moshën tetëvjeçare ishte rritur në Britani.

Familja e Abedi-t me origjinë rrjedh nga Libia. Mendohet se ai ka vizituar Afrikën e Veriut, një strehë për luftëtarët e ISIS, rregullisht gjatë viteve të fundit.

Disa burime thanë se lidhjet e tij me Sirinë tani formojnë një linjë hetimi.

Policët gjithashtu po bëjnë hetime nëse Abedi që besohet se do të ketë qënë i njohur për MI5 veproi vetëm apo si pjesë e një rrjeti më të madh ekstremist për të kryer sulmin më të keq terrorist në Britani." /Syri.net

  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    erjoni24/05/2017 20:16

    Gjynaf qe po vdesin gjith keto te rinje ne bot. Problemet nuk mund te zgjidhen me bomba moj europe dhe amerike por me dialoge ne siri dhe irak afganistan etj. Hipokrizia nuk sjell paqe por ajo qe sjell paqe esht drejtesia. Sa qejf ka qen te jetojsh ne europe dhe amerike para 2001.

    loku24/05/2017 18:46

    duhet te reformohet ne vetvete ky lloje besimi...te lere injorancen e te perkushtohet ne paqe e pune

    Shto koment

    Denonco