Ushtria del në rrugët e Britanisë së Madhe, blindohet shteti ishullor

Ushtria del në rrugët e Britanisë së Madhe, blindohet shteti ishullor

22:54, 23/05/2017
A+ Aa A-

Sulmi i djeshëm terrorist në Mançester të Britanisë së Madhe ka ngritur në nivelin maksimal alarmin e sigurisë.

Për këtë arsye, në rrugët e Britanisë së Madhe do të dalë ushtria për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Këtë fakt e ka pohuar Kryeministri e Britanisë së Madhe Theresa May sonte gjatë një konference për shtyp.

Ajo tha se niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është rritur dhe për këtë arsye ushtarët do të dalin në rrugë në vende strategjike.

Në sulmin e djeshëm terrorist në koncertin e Ariana Grande në Mançester humbën jetën 22 persona, shumica prej të cilëve fëmijë.  

Pak muaj më parë, Londra u godit edhe nga një tjetër sulm terrorist./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Cornellius Silla24/05/2017 10:16

asgje smund te beje ushtria ne te tilla raste...eshte vetem nje mase qe ka efekt psikologjik per qetesimin e popullates (para zgjedhjeve)...zbulimi dhe parandalimi i akteve dhe veprimtarive terroriste eshte nje detyre e sherbimeve inteligjente...duket se dhe vete MI6 dhe MI5 nuk e kane te qarte permasat dhe nivelin e rrezikut...kjo gje dihej qe kur ISIS filloi te humbte ne fushebetejat e lindjes se mesme...

Shto koment

Denonco