Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Papa Françesku dënon sulmin terrorist në Mançester

Papa Françesku dënon sulmin terrorist në Mançester

21:09, 23/05/2017
A+ Aa A-

Papa Françesku është shprehur mjaft i prekur nga sulmi barbar që shkaktoi 22 të vdekur, të hënën në mbrëmje në Mançester, njoftoi sot Vatikani në një mesazh ngushëllimi.

”Papa është ndjerë mjaft i trishtuar ndërsa është informuar për numrin e të vrarëve dhe të plagosurve në mënyrë tragjike shkaktuar nga sulmi barbar në Mançester”, referuar një telegrami të dërguar në emër të tij nga numri dy i Vatikanit, Pietro Parolin.

Duke e konsideruar një akt të pashembullt dhune, ai përshëndeti përshëndeti përpjekjet e personelit të forcave të shpëtimit dhe ato të sigurisë.

“Me një vëmendje të veçantë për fëmijët dhe të rinjtë që humbën jetën dhe për familjet e tyre në zi, papa Françesku përmend bekimin e shenjtë të paqes, të shërimit dhe të forcës për kombin britanik”, shtoi ai.

Një numër i konsiderueshëm të rinjsh dhe fëmijësh renditet në mesin e 22 personave të vrarë në një sulm tragjik pas koncertit të këngëtares së muzikës pop Ariana Grande, të hënën në mbrëmje në Mançester, në veri të Anglisë, një sulm që u mor sot përsipër nga grupi xhihadist i ISIS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco