Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Deputeti shkel rëndë protokollin për një… selfie me Trump!

Deputeti shkel rëndë protokollin për një… selfie me Trump!

21:02, 23/05/2017
A+ Aa A-

Një deputet izraelit i mësuar me skandale arriti të jetë në qendër të vëmendjes gjatë vizitës shumë të mediatizuar të Donald Trump duke arritur të rrëmbejë një selfie me presidentin amerikan pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu për ta penguar një gjë të tillë.

“Oren Hazan nuk ishte lejuar t’i afrohej Trumpit gjatë ceremonisë së pritjes në aeroportin e Tel-Avivit, por ai kishte arritur të shfaqej”, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në radhën e parë të personaliteteve përshëndetur nga presidenti amerikan.

Imazhet në televizion tregojnë Hazan duke nxjerrë telefonin celular dhe duke i kërkuar një selfie presidentit amerikan, Trump, i cili u shtang pasi shkëmbeu një vështrim të habitur me Netanyahun.

Me anë të një gjestikulacioni me dorë, ky i fundit u përpoq ta parandalonte këtë shkelje të protokollit, por pa ia arritur qëllimit.

Në disa orë, selfie mori 16.000 “like” në faqen e rrjetit social Facebook të parlamentarëve.

Por, ajo shkaktoi gjithashtu nervozizmin e disa përdoruesve, veçanërisht brenda partisë LIKOUD, partia e djathtë e kryeministrit.

“Duhet larguar Oren Hazan nga Parlamenti dhe sa më shpejt do të jetë më mirë”, shkruan Binyamin Lachkar, anëtar i komitetit qendror të kësaj partie.

I pyetur nga media, deputeti ka treguar se i kishte thënë presidentit amerikan se cilësohej shpesh si “Trumpi izraelit”.

Në vitin 2015, Hazan ishte pezulluar nga posti i zëvendëspresidentit të Parlamentit pas akuzave për proksenetizëm dhe përdorim të drogës dhe pezullim për një muaj nga çdo aktivitet parlamentar për sjellje fyese kundër një deputeti me probleme shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco