Afganistan, vriten 8 talebanë gjatë një sulmi ajror

Afganistan, vriten 8 talebanë gjatë një sulmi ajror

23:30, 22/05/2017
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme afgane ka thënë se në sulmin ajror në veri të vendit, janë vrarë 8 pjesëtarë talibanë, përfshirë edhe një shef të grupit militant.

Në deklaratën e 22 majit, Ministria ka thënë se sulmi ajror i 21 majit, ka vrarë Dost Mohammad, shefin e talibanëve për qarkun Qala-i-Zal, që gjendet në provincën veriore të Kunduzit.

Katër luftëtarë të tjerë talibanë janë plagosur në këtë sulm ajror, thuhet në njoftim.

Nuk ka pasur koment të menjëhershëm nga talibanët, të cilët para dy javësh morrën nën kontroll qarkun Qala-i-Zal, por më pas forcat e sigurisë afgane e rimorën këtë qark përmes një kundër ofensive.

Kunduzi është nën kontrollin e qeverisë afgane, ndërkaq talibanët kanë nën kontroll shumicën e qarqeve që e rrethojnë këtë provincë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco