Turqia nis gjyqin për 'puçistët' që u përpoqën të rrëzonin Erdoganin

Turqia nis gjyqin për 'puçistët' që u përpoqën të rrëzonin Erdoganin

14:47, 22/05/2017
A+ Aa A-

Turqia ka marshuar qindra të dyshuarit e  grushtit të shtetit mes një turmë armiqësore në Ankara, për të filluar më pas procesin gjyqësor ndaj tyre

Shumica e 221 të dyshuarve janë oficerë të lartë ushtarakë, të akuzuar  si pjesëmarrës në përpjekjen për të rrëzuar Presidentin Rexhep Tajip Erdogan korrikun e kaluar.

Komandanti i forcave ajrore Akin Ozturk ishte i pari që udhëhiqte linjën e gjatë të të 220 pandehurve. 

Ata janë sjell në gjykatën që gjendet në burgun në Sincan, nga forcat e sigurisë.

Dhjetëra protestues, të cilët mbanin flamurin e Turqisë kanë bërtitur “duam dënim me vdekje”.

Pas grushtit  të shtetit,  Turqia ka arrestuar 47 mijë persona nën dyshimin se kanë lidhje me lëvizjen e Fetullah Guleni./SYRI.net/ 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco