Turqi, rritje rekord e nuseve siriane

Turqi, rritje rekord e nuseve siriane

14:24, 22/05/2017
A+ Aa A-

Në vitin 2016 ka pasur 6,495 nuse siriane, ndërkohë që një vit më herët, numri i sirianeve që janë martuar me shtetas të Republikës së Turqisë ka qenë 3,569, flasin të dhënat e publikuara të enjten nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK).

Në total, martesat ndërkombëtare në vitin 2016 janë rritur për 17.8% krahasuar me vitin e mëparshëm. Martesat, në të cilat nusja ka qenë shtetase e huaj, janë rritur me 20 për qind.

Numri i përgjithshëm i martesave në vitin 2016 në Turqi arriti në 594.493, nga të cilat 22.583 janë martesa me nuse të huaj.  

Numri i martesave, që janë lidhur në Turqi dhe ku dhëndri ka qenë shtetas i huaj, ka qenë 3.777, që është një rritje me 5.9 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm. Sa i përket numrit të dhëndurëve të huaj, 377 kanë qenë sirianë./TRT

Aktualisht Turqia është kthyer në strehë të sigurt për rreth 3 milionë sirianë, të cilët kanë ikur si pasojë e luftës civile në vendin e tyre. 
Numri i nuseve sipas shtetësisë:

Kombësia

2015

2016

Turke

584,168

571,910

Siriane

3,569

6,495

Gjermane

2,695

2,644

Azerbajxhanase

1,653

2,170

Ruse

1,522

1,445

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco