5-vjeçari hero shpëton prindërit që kishin marrë mbidozë heroine

5-vjeçari hero shpëton prindërit që kishin marrë mbidozë heroine

13:34, 22/05/2017
A+ Aa A-

Një pesë vjeçar amerikan po konsiderohet hero pasi ka ecur i zbathur nëpër dy blloqe apartamentesh  për të paralajmëruar të afërmit se prindërit e tij kishin marrë dozë heroine.

Djaloshi i alarmuar ka dalë nga shtëpia në orën 5 të mëngjesit të së enjtes, kur pa prindërit e tij në gjendje të pavetëdijshme në shtëpinë e tyre.

Duke menduar se ata  kishin vdekur, djali ka vrapuar për në shtëpinë e një të afërmi për të kërkuar ndihmë.

Dy oficerë shkuan në shtëpinë e djaloshit dhe zbuluan se prindërit kishin marrë një mbidozë heroine, raporton “RT”.

Vogëlushi është lavdëruar nga i gjithë departamenti i policisë së Ohios për veprimet  e tij të guximshme./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco